Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrënohet një mbindërtim ilegal në Prishtinë

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit.

Sipas një postimi të drejtorit të Inspektoratit, Adonis Tahiri, bëhet e ditur se qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç'rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime”, ka shkruar ai.