Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimi i Azem Vllasit për demonstratat dhe ndërhyrjen në konvikte

Kryesia e Komitetit Qendror u shqetësua për ngritjen në demonstrata të studentëve në vitin '81, kur ata kërkonin kushte më të mira.

Avokati Azëm Vllasi në rrëfimin e tij në Rubikon të KTV-së thotë se gjithëçka u nis shumë befasisht.

Ai tregon se si studentët kishin filluar protestën e tyre në mes të natës dhe nuk pranon që të bisedonin.

Vllasi kujton bisedën telefonike me Mahmut Bakallin kur e lajmëroi se studentët përsëri kishin filluar protestën.

"Dy ose tri orë nuk përmend asnjë kusht. Shihej që ishin të gatshëm të bënin tollovi në qytet vetëm për ardhjen e stafetës. Të bënin tollovi atë ditë në Prishtinë nuk kuptohej ndryshe vetëm si manifestim anti jugosllav, anti Tito sepse lidhej me stafetën", ka thënë Vllasi.

"Një kohë filloi të ashpërsohet pak atmosfera", thotë Vllasi duke theksuar se atë kohë nuk pati asnjë ndërhyrje.

Ndërhyrja thotë Vllasi ndodhi rastësisht pasdite kur situata tashmë ishte qetësuar.

Edhe Kush propozoi ardhjen e Njësive Speciale Federative nga Serbia në Prishtinë? PIKË me Veton Surroin Kush propozoi ardhjen e Njësive Speciale Federative nga Serbia në Prishtinë?

"Nuk kishte pas asnjë nevojë për intervenim sepse situata disi u qetësua. Polica ka ndërhyrë pasdite kur ngjarja, protesta, ishte kryer. Policia ka intervenuar brutalisht në konviktin e Kosovës. Ai intervenim e ka nxitur një disponim të keq dhe është përhap lajmi shumë shpejt. Atë ditë policia jonë e ka humbur kontrollin", ka thënë ai.

Prapavija ideologjike e një numri të organizatorëve, thotë Vllasi ,ishte i papranueshëm.

"Atë ditë policia jonë e ka humb kontrollin mbi situatën dhe zhvillimet në Kosovë", përfundoi Vllasi.