Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrahmani: Pakoja e Ringjalljes Ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë 420 milionë euro

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, që njëherit është anëtar i Komisionit për Buxhet, ka folur për miratimin në lexim të parë të projektbuxhetit për vitin 2022 që do të mbi 2.7 miliardë euro.

Rrahmani ka treguar se një gjë e rëndësishme që vlen të ceket se për Pakon e Ringjalljes Ekonomike vitin e ardhshëm do të jenë 420 milionë euro.

“Diçka e rëndësishme që është apo vlen të ceket, është Pako e Ringjalljes Ekonomike, që do të jetë 420 milionë euro vitin e ardhshëm, apo 238 milionë euro më shumë se në vitin 2021”, ka thënë Rrahmani në Desk të KOHËS.