Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami thotë se nuk ka Pako të ringjalljes ekonomike prej 420 milionë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke thënë se me projekt-buxhetin e vitit 2022, nuk ka Pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro, siç thuhet nga Qeveria.

“Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikuar të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndërsa ka postuar një foto të Raportit nëntëmujor të vitit 2021 të Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pako e ringjalljes është 127.6 milionë euro.