Eman Rrahmani, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka për qëllim shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të premten, Vetëvendosje dhe LDK-ja paralajmëruan vazhdim të takimeve për diskutimet për formim institucionesh pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Liderët e tyre sinjalizuan për “ndërmarrje të madhe e të gjerë” e thanë se “ka shpresë” për rezultate. Më herët gjatë ditës, Kurtit “iu mbyll” një derë për negocim, pasi kryetari i Partisë Demokratike tha se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. E Aleanca ka refuzuar të përfshihet në bisedime.
Pas takimeve, Rrahmani ka thënë se LDK-ja nuk duhet të vazhdojë diskutimet me VV-në.
“Në këtë periudhë, Albin Kurti ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e LDK-së, duke e përçarë përmes këtyre negociatave. LDK-ja nuk duhet, në asnjë mënyrë, të vazhdojë diskutimet për bashkëqeverisje. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja të rënda për ta. Mekanizmin përçaj e sundo e ka aktivizu KUJDES!” ka shkruar ai në Facebook.
-
Kurti sinjalizon “ndërmarrje të gjerë” me LDK-në
-
Rrahmani: Kurti dhe VV-ja synojnë eliminimin politik të Osmanit, Kosova po rrëshqet drejt diktaturës
-
Ramadani: PDK-ja e LDK-ja ranë në lojën e Kurtit
-
Kurti kërkon takim me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët e Kuvendit
-
Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë