Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se vizita e pesë diplomatëve perëndimorë në Kosovë e Serbi të shtunën, tregon përkushtimin e tyre për zgjidhje të qëndrueshme në raportet e Kosovës me Serbinë.
“Takimi i sotëm i Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe katër të tjerëve nga Gjermania, Franca, SHBA-ja dhe Italia, me kryeministrin Albin Kurti thekson përkushtimin e palodhshëm të BE-së, Gjermanisë, Francës, SHBA-së e Italisë për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë për të përshpejtuar integrimin e plotë të Kosovës në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai në Twitter.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, qëndruan sot paradite në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pasdite u takuan në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve, Lajçaku u shpreh se kërkojnë nga palët përmbushje të obligimeve nga dialogu, shtensionim të menjëhershëm dhe normalizim raportesh. Ai ka dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, teksa ka kërkuar edhe bashkëpunimin e Serbisë në nxjerrjen para drejtësisë të sulmuesve.
-
Pesëshja euro-amerikane sjell plan të ri për normalizim
-
Diplomatët perëndimorë sot në Kosovë
-
BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë e Serbi, kërkon përparim konkret
-
Rohde: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog, Lajçaku e ka përkrahjen tonë
-
Rohde: Sulmi kriminal ndaj policëve të Kosovës nënvizon nevojën për vazhdim të dialogut