Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, thënë se nuk është Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që po gjykohet, por disa individë që po akuzohen për krime të rënda lufte.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rohde ka renditur akuzat, duke shtuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë mbështetjen e plotë të vendit që përfaqëson.
“E drejta për të demonstruar është thelbësore në çdo demokraci, dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura. Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme - pa mosndëshkim për askënd. Dhomat e Specializuara e kanë mbështetjen e plotë”, është shprehur ai.
Në Gjykatën Speciale ka filluar të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.
Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë para trupit gjykues.
Edhe
Ambasada italiane: Gjykimi në Hagë është ndaj individëve, e jo luftës së Kosovës për liri
Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022. Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.
but individuals who are accused of i.e. grave war cimes/crimes against humanity, disappearance of persons and torture.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2023
Justice for victims remains important - no impunity for no one. The @SpecialChambers have fullest support. 2/2
-
Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Bosch për Thaçin dhe të tjerët: Duhet të lirohen në mungesë të provave, rasti të hidhet poshtë
-
Deputetëve u dhurohen brosha me figurat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë