Arbëri

Rohde shpreh shqetësim për diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore

Osmani rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar të martën me presidenten Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit, i cili sipas tij, hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore. 

Sipas tij zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit", thuhet në postimin e Rohdes në rrjetet sociale.

Pasi Gjykata Supreme e hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për certifikimin e Listës Serbe, anëtari i KQZ-së nga kjo parti, Alban Krasniqi, hodhi akuza ndaj Supremes, në mbledhjen KQZ-së ku u kumtua se do të merret vendimi për certifikimin e Listës Serbe. 

“Unë kam dërguar e-mail zyrtar te ai personi që e ka emrin gati si Zlatan Eleku, qashtu dul edhe me mënyrën se si ka dirigju me këtë proces. Zenel Lepa, kush është ky kryesuesi”, tha ai.

Krasniqi pretendoi se gjykatësi Zenel Leku “ka interesa bashkë me ata tjerët”, duke iu referuar lidhjeve me Listën Serbe.

Gjykata Supreme ka reaguar ndaj sulmeve që ka bërë Krasniqi.

Supremja ka shprehur shqetësim për sulmet e Krasniqit, të cilat i quajti të paprecedent.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurtesi e Alban Krasniqi, pas vendimit për certifikimin e Listës Serbe, por edhe të subjektit tjetër serb “Nova Demokratija”, të hënën kanë kanë akuzuar edhediplomatët e huaj për presion dhe anëtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje të ligjeve e Kushtetutës.