Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë në takimin e zhvilluar me presidenten Vjosa
Osmani ka thënë se veprimi i shpejtë në këtë aspekt është i domosdoshëm.
Ai ka shtuar se interesi shtetëror është më i rëndësishëm sesa politikat partiake.
“Në takimin me presidenten Osmani shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm - punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikave partiake”, ka shkruar Rohde.
-
Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: S'ka mjaft vullnet politik
-
Nën vëzhgimin e ambasadorëve, nesër përpjekja e fundit për konstituim para afatit kushtetues
-
Osmani takohet me Rohden, diskutojnë për ngërçin politik në Kosovë
-
Rohde: Urgjentisht të formohen institucionet, politikanët ta kenë shtetin para partisë
-
Ambasadori gjerman: Kuvendi po bllokohet nga taktikat penguese