Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar të mërkurën (dje) me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten (sot), ambasadori Rohde ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në vend.
“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.
Seanca konstituive do të mbahet më 15 prill.
Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, ende nuk dihet nëse do t’i ketë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur kryeministrin.
-
Kurti e Rohde diskutojnë për zgjedhjet në Kosovë e Gjermani
-
Rohde: Urgjentisht të formohen institucionet, politikanët ta kenë shtetin para partisë
-
Ambasadorët e QUINT-it ia theksojnë Kurtit urgjencën për formimin e qeverisë së re
-
Rohde për vonesat në konstituimin e Kuvendit: Veprimi i shpejtë, i domosdoshëm
-
Analistët s’presin qeveri të qëndrueshme, kërkohet kompromis i madh