Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe nga zëvendësministri, Agim Bërdyna, rreth gjetjeve të Raportit të Auditorit të Përgjithshëm rreth rishikimit të teksteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti i auditimit i publikuar në mars të këtij viti ka konstatuar se procesi i rishikimit ka rezultuar me tekste shkollore të përmirësuara në përqindje të vogla dhe përgjithësisht të natyrës teknike.
Po ashtu, kishte gjetur se objektivi lidhur me lehtësimin e çantës shkollore nuk është prekur fare, ndërkohë vendimi për të botuar gjithë tirazhin e teksteve shkollore nga klasa 1-9, përfshirë ato që nuk i janë nënshtruar rishikimit, ka krijuar shpenzime të mëdha e jo kursime siç ishte synuar.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Viti 2017 pa rishikim të teksteve shkollore
-
Interesim i vogël për blerje të teksteve shkollore
-
Kritikohet Ministria e Arsimit për formën e subvencionimit të librave
-
Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Nagavci
-
Bajrami: Jam ftuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit, e po më pyetni për atë të Financave