Këtë vit nuk është bërë kurrfarë rishikimi i teksteve shkollore ndonëse ato vazhdojnë të kritikohen për gabime të shumta teknike, për pasaktësi shkencore, të meta në përmbajtje e prani të paragjykimeve e stereotipave, shkruan sot Koha Ditore.
Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, pati deklaruar se planifikojnë që në çdo vit të ketë rishikim të teksteve shkollore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për herë të parë në 15 vjetët e fundit pas luftës ka ndodhur një rishikim i pjesshëm i teksteve, kemi rishikuar 86 tekste, kemi evituar të gjitha parregullsitë teknike, ato të raportuara nga mësimdhënësit, ky është vetëm fillimi, sepse më në fund do të vendoset për çdo vit shkollor të ndodhë rishikimi i teksteve”, pati deklaruar ministri në detyrë, Arsim Bajrami.
I kontaktuar nga gazeta, asistenti i ministrit në detyrë, Faton Fetahu, edhe pse ka premtuar se do të përgjigjet nëse është planifikuar që këtë vit të ketë ndonjë rishikim, ai si zakonisht nuk e ka bërë një gjë të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.