Rishikimi i kurrikulës bërthamë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) ende ndodhet në fazën e draftimit, megjithëqë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ishte zotuar se do ta përmbushte këtë zotim të dhënë para donatorëve, shkruan sot Koha Ditore.
Për zbatimin e këtij projekti, në gusht të vitit të kaluar MASHT-i dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar marrëveshje, me ç’rast GIZ-i i ka ndarë 122.000 euro.
Rishikimi i kësaj kurrikule është kërkesë që është paraparë në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK)2017-2021. Udhëheqësja e Divizionit për arsim dhe aftësim profesional në MASHT, Valbona Fetiu-Mjeku, e ka pranuar se projekti ka pasur vonesa, porse sipas saj kjo ka ndodhur pasi po synojnë t’i rregullojnë disa çështje që nuk kanë qenë të rregulluara më herët e të cilat duhet të harmonizohen me dokumente të shumta.
Ajo ka bërë të ditur se Korniza për Arsim dhe Aftësim Profesional është draftuar dhe po diskutohet e plotësohet me komente.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
-
As këtë vit nuk miratohet Korniza e Kurrikulës Bërthamë për shkollat profesionale
-
MASHTI ende nuk e ka miratuar “Kurrikulën bërthamë” për shkollat profesionale
-
MASHT-i do ta rishikojë kurrikulën për fëmijët 0-5 vjeç
-
MASHT-i ngec në nxjerrjen e kurrikulës bërthamë për fëmijërinë e hershme