Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm (PSSP) dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, përmes një komunikate për opinionin ka rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit, transmeton Koha.net.
Në komunikatë theksohet:
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm (PSSP) dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se “mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë. Familjet kanë të drejtë ta dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut.
1,658 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur si pasojë e luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë. Duke rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit, PSSP Tanin deklaroi se "UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm. Ne përgëzojmë dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që punojnë së bashku për të zbuluar fatin e atyre që ende mungojnë", thuhet në fund të komunikatës.
-
UNMIK-u kërkon shtim të përpjekjeve nga Prishtina e Beogradi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
-
Shefi i UNMIK-ut: Të dyfishohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
UNMIK: Fati i personave të zhdukur duhet të zgjidhet në frymën e pajtimit, jo të politizohet
-
Sot shënohet Dita e të zhdukurve, ende s’janë gjetur mbi 1600 persona
-
Bislimi: Qeveria e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve