Ryshfeti, informaliteti e favorizimi i miqve dhe anëtarëve të familjes në institucionet publike, janë tri praktikat më të përhapura të korrupsionit në Kosovë.
Dy të tretat e bizneseve mendojnë se nuk mund kryejnë punë pa dhënë ryshfet, ndërsa pothuajse gjysma e bizneseve deklarohen se nuk mund të zhvillohen pa korrupsion.
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Riinvest, 20 përqind e bizneseve të anketuara janë në gjendje të japin ryshfet pa iu kërkuar, ndërsa rreth 90 përqind e bizneseve të anketuara mendojnë se ka korrupsion, raporton KTV.
Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad, theksoi se fenomeni i korrupsionit është dukuri e rëndë, që ndikon negativisht në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e konkurrencës së barabartë.
“Korrupsioni është një industri e madhe. Kompanitë, në raste të caktuara, janë viktima, por edhe pjesëmarrëse në industrinë e tij. Korrupsioni ka shumë ndikime negative, ai dëmton qytetarët, prish tregun dhe pengon zhvillimin ekonomik dhe mundëson krimin e organizuar në tërë vendin”, ka thënë Per Strand Sjaastad, ambasadori i Norvegjisë.
Edhe
“Dy të tretat e bizneseve nuk mund të kryejnë punë pa dhënë ryshfet”
Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit, këtu kontestuan disa nga të dhënat e këtij raporti.
Në këtë konferencë, gjithashtu, u dhanë katër rekomandime për komunitetin e biznesit dhe për institucionet publike, që mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së bizneseve.
-
Mbi 50% e bizneseve në Kosovë thonë se ka korrupsion në prokurimin publik
-
FOL: Mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik
-
Gjykatat dhanë verdikt vetëm për 10 nga 130 aktakuza për korrupsion që i pranuan këtë vit
-
Më shumë se 42% e bizneseve besojnë se korrupsioni është rritur