Komunarët e Fushë-Kosovës kanë thënë se propozimrezoluta e Iniciativës Qytetare që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së trafikut në këtë komunë do të procedohet shpejt në agjendën e Kuvendit.
Zyrtarët komunalë e kanë pranuar se gjendja në trafikun e Fushë-Kosovës është e rëndë, por fajin për këtë e kanë hedhur për shkak të kalimit të rrugës M9 nëpër Fushë-Kosovë. Sipas zëdhënësit Ali Topalli, brenda 24 orëve në Fushë-Kosovë qarkullojnë më shumë se 40 mijë automjete.
“Propozimrezoluta është në shërbimet e Kuvendit dhe Zyrën ligjore. Presim shpejt të procesohet”, është shprehur Ali Topalli. “Gjendja në trafik është e vërtetë së është e rënduar, sepse kalon rruga M9 dhe, sipas statistikave brenda 24 orëve qarkullojnë mbi 40 mijë automjete”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Iniciativa Qytetare synon me rezolutë zgjidhjen e kaosit në trafik
-
Fushë-Kosova nuk e miratoi rezolutën për përmirësimin e kaosit në trafik
-
Qytetarët ankohen për rrugë vështirë të kalueshme, Ministria apelon për kujdes
-
Fushë-Kosova do të shpenzojë në rrethojë të Komunës sa kostoja e asfaltimit për 10 fshatra
-
Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje