Rezoluta e iniciativës qytetare të Fushë-Kosovës, që synonte rregullimin e trafikut në këtë komunë, nuk është miratuar në Kuvendin Komunal të saj. Ky dokument vetëm ishte futur si pikë e rendit të ditës (në të ndryshme) për diskutim në seancën e parafundit të Kuvendit Komunal, por nuk ishte hedhur në votim.
Sipas iniciuesit të kësaj rezolute, Naser Grajçevci, i cili është edhe këshilltar komunal i Iniciativës Qytetare, pengesat kanë ardhur nga partia në pushtet, LDK, pa votën e të cilëve rezoluta nuk mund të kalonte, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, ai është i kënaqur që çështja e trafikut në Fushë-Kosovë është futur në agjendë të ekzekutivit komunal.
“Rezoluta është diskutuar në mbledhjen e parafundit dhe si e tillë është pranuar jo në formë të rezolutës, por si obligim për ekzekutivin që të fillohet me ndërmarrjen e veprimeve sipas propozim-rezolutës. Për ne, si Iniciativë Qytetare e Fushë-Kosovës, është me rëndësi që të adresojmë problemet reale të qytetarëve dhe zbatimi i tyre i mbetet ekzekutivit”, ka thënë Naser Grajçevci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Iniciativa Qytetare synon me rezolutë zgjidhjen e kaosit në trafik
-
Rezoluta e Iniciativës Qytetare për trafikun në Fushë-Kosovë do të diskutohet në Kuvend
-
Draftrezoluta për të vërtetën e luftës ndan dhe bashkon taborët politikë
-
Nuk kalojnë draft-rezolutat e opozitës
-
Bonuset e jashtëligjshme të zonimit