Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e dispozitave ligjore që parashohin detyrimin e kryerësve të dhunës ndaj grave për të ndjekur programe rehabilituese.
Sipas Rezniqit, megjithëse ligji u jep gjykatave mundësinë që, krahas dënimeve alternative si dënimi me kusht, të shqiptojnë edhe detyrime të veçanta për personat e shpallur fajtorë, kjo praktikë nuk po zbatohet në vend.
Ajo bëri të ditur se nga 50 aktgjykime të analizuara nga IKD-ja, në asnjë rast nuk është shqiptuar detyrimi për ndjekjen e programit për kryerësit e dhunës ndaj grave.
“Në rastet që kemi analizuar, në asnjë nga 50 aktgjykimet nuk është shqiptuar ky detyrim. Edhe pse në 10 raste është caktuar masa e mbikëqyrjes nga shërbimi përkatës, nuk është vendosur obligimi për të ndjekur një program të tillë”, ka deklaruar Rezniqi në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas saj, zbatimi i kësaj dispozite është i rëndësishëm për parandalimin e përsëritjes së dhunës dhe për trajtimin e personave që kryejnë vepra të tilla.
“Për ne si IKD është shumë e rëndësishme të zbatohet kjo dispozitë”, theksoi ajo gjatë prezantimit të raportit “Programi për kryerësit e dhunës ndaj grave”.
-
Berisha-Rexhepi: Institucionet urgjentisht të rishikojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje
-
Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave
-
IKD-ja me tri kërkesa urgjente, i numëron shkeljet kushtetuese
-
IKD: Ministria nuk po zbaton aktgjykimet për pensionet e dyfishta të kategorive të dala nga lufta
-
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai