Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Revolta” kundër që t’u jepet shtetësia serbëve që s’janë në Kosovë nga 1998-a

Aktivistë të lëvizjes “Revolta”

Aktivistë të lëvizjes “Revolta” kanë kërkuar nga ta të ndërmarrin masa që Ligji për Shtetësinë, i miratuar sivjet, të mos ua mundësojë serbëve që kanë ikur nga Kosova para 1998-s ta marrin shtetësinë

Me thirrjet “S’ka pazar me shtetësi” e “S’ka shtetësi për Serbi”, aktivistë të lëvizjes “Revolta” kanë protestuar të enjten para Kuvendit, në të njëjtën ditë kur ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Protestuesit kanë kundërshtuar një dispozitë në Ligjin për Shtetësinë, sipas të cilit shtetësia iu takon edhe banorëve të përhershëm që kanë qenë në Kosovë më 1 janar 1998, si dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë.

“Sot kemi dalë për të protestuar, për të kundërshtuar një të keqe të madhe me të cilën është duke u përball çdo ditë shteti ynë. Bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për serbët, të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën”, ka thënë Rilind Kuqi, përfaqësues i lëvizjes “Revolta”.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje ka shpalosur edhe tri kërkesat e aktivistëve.

“E para ka të bëjë me shtrimin e presionit mbi Qeverinë për publikimin e numrit të saktë të serbëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës që nga ligji i ri. Kërkesa e dytë lidhet me shfuqizimin e ligjit të ri për shtetësi, pasi që konsiderojmë që ky ligj përshpejton dhe lehtëson procedurat e serbëve që të fitojnë shtetësinë e Kosovës. Edhe kërkesa e tretë ka të bëjë me shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës, i cili u jep të drejtë serbëve që kanë qenë banorë në vitin 1998 të fitojnë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kuqi.

Sipas përfaqësuesit të kësaj lëvizjeje, përgjegjësia për trajtimin e këtyre kërkesave u takon deputetëve të rinj të Kuvendit.

Edhe “Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi Arbëri “Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi

Në prill, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për Shtetësinë, i cili ka hyrë në fuqi në maj. Pas kësaj, një numër serbësh që nuk jetojnë në Kosovë kanë kërkuar të marrin statusin e shtetësisë, por autoritetet nuk kanë treguar numrin e aplikuesve e as të atyre që kanë fituar shtetësinë.

Ilirjana Thaqi