Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bërë të hënën aleatit të tyre të NATO-s, Shqipërisë, që të nisin burgosjen e bosëve të krimit të organizuar nëse shpreson të bëjë hap të madh drejt anëtarësimit në BE.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë “sfida më e madhe dhe më e vështirë para” shtetit ish-komunist, i cili është bërë vend kandidat për BE më 2014 dhe shpreson t’i nis bisedimet së shpejti, transmeton Koha.net.
“Derisa të mos arrestohen, ndiqen dhe të shkojnë në burg peshqit e mëdhenj, kanabisi do të kthehet, gjykatësit do të korruptohen, dhe zyrtarët qeveritarë do të jenë të korruptuar”, ka thënë Lu para gjykatësve dhe magjistratëve në ardhje.
Duke cituar raportet amerikane, Lu e ka përshkruar Shqipërisë si “qendër e aktivitetit të krimit të organizuar, që përfshin trafikimin e drogës, armëve dhe prostitucionit”.
Ai tha se katër klane të mëdha në Shqipëri kontrollojnë 20 familje të përfshira në një varg aktivitetesh kriminale.
-
SHBA e BE kërkojnë nisjen e arrestimit të “peshqve të mëdhenj”
-
Ambasadori Lu: Lufta antikanabis në Shqipëri mbyllet kur të kapen organizatorët
-
Rama kërkon ndihmën e BE-së në luftimin e krimit
-
Media gjermane: Orët luksoze të gjykatësve shqiptarë
-
Fjalimi i plotë i ambasadorit Donald Lu për krimin dhe bandat në Shqipëri