Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani i është bashkuar partisë së tij.
“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Ramush Haradinaj nuk do të jetë më kryetar i AAK-së
-
Ish-aktivisti i VV-së i bashkohet AAK-së
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët