Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se Krasniqi i bashkohet AAK-së me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar.
Haradinaj ka thënë se Krasniqi ka qenë luftëtar, polic e aktivist dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Dardan Krasniqi është kunati i deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu.
“Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ishte polici dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë. Z. Krasniqi vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese e babain kolonel të TMK-së dhe themelues të celulave të para të UÇK-së. Në aktivitetin e tij si çlirimtar, pastaj në polici, e më vonë në Vetëvendosje si aktivist e anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dardani gjithmonë kishte dy qëllime: çështjen kombëtare dhe politikën e sigurisë si një element të rëndësishëm në përpjekjen për shtet e shoqëri të fortë!” ka shkruar Haradinaj.