Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Respektim i mangët i të drejtave të fëmijëve

Foto: Koha / ilustrim

Tre fëmijët e Nexhmijes, një nëne 25 vjeçare, kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Prishtinës.

Ndonëse shumë të vegjël në moshë, më i madhi 9 vjeçar e më e vogla 3 vjeçare, ata ditën nuk e kalojnë në institucionet shkollore apo parashkollore, por të shtrirë në rrugë duke kërkuar lëmoshë apo edhe duke kaluar nëpër dyqane e kafene në kërkim të parave të cilat i shërbejnë familjes së Nexhmijes për të siguruar ekzistencën.

Ajo, ishte martuar në moshën 16 vjeçare, por ndërkohë as Nexhmija dhe as burri i saj nuk arritën të sigurojnë nga një vend pune.

“Jetoj në Fushë Kosovë. Herët në mëngjes vij në Prishtinë dhe kërkojmë lëmoshë, unë bashkëshorti dhe tre fëmijët e mi”, thotë Nexhmija.

“Nuk i kemi kushtet financiare të mira. E kam pasur dhe vazhdoj ta kem jetën e vështirë. Po mundohem për fëmijët e mi, por nuk kam se çka t’ju ofroj. Kaq mundem. Dal, kërkoj lëmoshë me ta tërë ditën dhe me paratë që marrim, ushqehemi”, tregon Nexhmija.

Fatin e fëmijëve të Nexhmijes, e kanë edhe shumë fëmijë të tjerë, të cilët për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen të punojnë, duke lënë anash shkollimin dhe edukimin.

Gjendja më e rëndë, sipas organizatave vendore dhe ndërkombëtare, pasqyrohet te fëmijët që u takojnë komuniteteve rom, egjiptian e ashkali (RAE).

Edhe Rreth 80 martesa në vit të personave nën moshën 16-vjeçare Arbëri Rreth 80 martesa në vit të personave nën moshën 16-vjeçare

Në qershor të këtij viti, Kosova për herë të parë ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.

Krahas Ligjit përkatës, sot më 20 nëntor, kur po shënohet 30-vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, në Kosovë janë shtuar thirrjet që të mbrohen të drejtat e tyre dhe të shtohen angazhimet institucionale për shkollim e edukim.

Të plotë mund ta lexoni në REL