Sabedin Cani ka vite që merret me bujqësi. Mirëpo, të reshurat e një dite më parë, atij i shkaktuan dëme të mëdha.
Pothuajse 90 për qind e të mbjellave janë të dëmtuara. Si ky në fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit ka shumë.
Komunat formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve, por që asnjëherë nuk kompensohen.
Dëme në të mbjella nga të reshurat e mbrëmshme ka pasur edhe në Komunën e Vitisë, ku fshati Sllatinë ka qenë më i prekuri.
Edhe këtu komisioni për vlerësimin e dëmeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe thotë se këto raporte do të dërgohen në Ministrinë e Bujqësisë.
Edhe
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
Ministria e Bujqësisë për kompensimin e dëmeve në këtë sektor i ka të ndara vetëm 500 mijë euro.
Isuf Cikaqi thotë se për këtë vit asnjë fermer nuk është kompensuar, pasi që kjo Ministri e ka në plan të bëjë sigurime bujqësore.