Bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave të banorëve të Pogragjës së Gjilanit.
E pikërisht të mbjellat e tyre, por edhe fermat me kafshë e shpezë, janë dëmtuar rëndë mbrëmjen e së enjtes nga përmbytjet që pasuan reshjet e shiut.
Arton Fetahu, fermer dhe kryetar i këshillit të fshatit, thotë se dëmet janë të konsiderueshme.
“Në fermë më ka dëmtuar. Diku 300 zogj më kanë ngordhur. Dëmet materiale në fshat janë diku 30 shtëpi ose më shumë se ende s’kemi shifra të sakta. Në prona domethënë në shtëpi e në bujqësi dëmet janë shumë të mëdha”, është shprehur ai.
Gjendja e njëjtë ka qenë edhe në fshatin Sllubicë, ku uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpi.
Nga Komuna është bërë e ditur se përveç aktivizimit të shtabit emergjent gjatë së enjtes, kanë formuar edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve, ndërsa presin që Qeveria t’u ndihmojë në kompensimin e tyre.
Edhe
Fshatrat e Gjilanit ende s’janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në maj
“E kemi bërë komisionin për vlerësimin e dëmeve sepse duhet të vlerësohen dëmet në ekonomi familjare dhe në bujqësi. Këto janë dëmet kryesore që ne do t'i trajtojmë sepse dëmet në infrastrukturë janë barrë e komunës dhe do t'i rregullojmë përmes operatorëve tanë ekonomikë që kanë kontrata me komunën. Unë besoj se në fillim të javës së ardhshme do ta kemi raportin përfundimtar të dëmeve, kryesisht në ekonomi familjare”, ka thënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.
Nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje, derisa Gjilani nuk ka qenë e vetmja Komunë e prekur nga përmbytjet, e rrugë të bllokuara ka pasur edhe në Drenas.
Përmbytjet në fshatrat e Gjilanit kanë qenë të papritura edhe për Institutin Hidrometeorologjik, dhe sipas hidrologut Bashkim Kastrati situata të tilla nuk mund të parashikohen për shkak se janë të izoluara dhe varen nga grumbullime të rralla të reve.
-
20 familje bllokohen në Gjilan, i kërkohet ndihmë Qeverisë
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Tre vjet pas përmbytjeve, ka qytetarë që nuk janë kompensuar për dëmin