Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të komunës së Gjilanit. Situata më e rënduara është në dy fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë ku 20 familje kanë qenë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.
Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se në këto dy fshatra 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa Komuna u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.
“Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar. Komuna e Gjilanit kërkon nga Qeveria që të ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona” thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.
-
Përmbytjet në Gjilan dëmtuan bujqësinë e ekonomitë familjare, kërkohet kompensim nga Qeveria
-
Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan, situatë e rënduar në Sllubicë e Pogragjë
-
Evokuohen disa familje në Gjakovë
-
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
-
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak rrëshqitjet e dheut