Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan, situatë e rënduar në Sllubicë e Pogragjë

Komuna e Gjilanit ka aktivizuar Shtabin Emergjent pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të enjten. Siç thuhet në një njoftim të Komunës së Gjilanit, situata në fshatrat Sllubicë e Pogragjë është më e rënduar.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u ka kërkuar qytetarëve të fshatrave Sllubicë e Pogragjë që të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, në rast të përkeqësimit të situatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim të Komunës thuhet se “aktualisht ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve”.

Mësohet se katër ura janë dëmtuar si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm të së enjtes. Kryetari Haziri ka thënë në Facebook se është dëmtuar edhe muri i një shtëpie.

Nga Shtabi Emergjent kanë thënë se nga një shtëpi afër lumit në Pogragjë janë nxjerrë nëntë anëtarë të familjes, nga njësitet e zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.