Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshjet e borës, Rama: Po mirëmbajmë rrugët, kujdes gjatë vozitjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur rrugës në kryeqytet janë duke u mirëmbajtur pas reshjeve të borës.

Rama ka thënë se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren dhe se ekipet bashkë me zjarrfikësit janë duke u kujdesur që qarkullimi i komunikacionit të mos jetë i vështirë. Mes tjerash, i pari i komunës u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.