Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në një konferencë për medie, ka bërë publike një vendim në fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë.
Ajo ka thënë se sot Kosova po hap një kapitull të ri për krijimin e një harte zonale që është një dokument i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e mjedisit dhe planifikimit, raporton KP.
“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha ndërtimet pa leje nëpër komuna dhe në kryeqytet, andaj ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje jep një mundësi për parandalimin e ndërtimeve pa leje. Prishtina ka për obligim të krijimit të hartës zonale”, ka thënë Reshitaj.
Kostoja e kësaj harte zonale është ende e paqartë, pasi procesi do të zgjasë një vit e gjysmë, ndërkohë që 22 komuna janë në proces të krijimit të saj.
Reshitaj ka thënë se pesë komuna kanë pasur fatin të gjejnë donatorë për këtë projekt.
-
Qeveria me hartë zonale, krahas atyre të komunave
-
Kosova shumë shpejtë do të bëhet me ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje
-
Kthehet në rishqyrtim vendimi për vënien në diskutim publik të hartës zonale të Prizrenit
-
Prishtina s’ka përfunduar hartën zonale, edhe pse nisi hartimin më 2018
-
Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale