Qeveria e Kosovës do të ketë hartën e vet zonale në nivel vendi, krahas hartave të tyre zonale, që duhet t’i krijojnë të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato të veriut, përmes të cilave caktohen vijat strikte të planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urbanistik.
Këtë gjë e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urbanistik, Albena Reshitaj në një konferencë për shtyp, të cilën e nisi me nënshkrimin e vendimit për krijimin e Hartës Zonale të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo ka thënë se Kosova për herë të parë harton një dokument të këtillë, i cili, sipas saj, është i një rëndësie të veçantë për planifikimin hapësinor e urban të Kosovës, dhe i dyti për nga rëndësia e fushës së urbanizmit, pas projektligjit për legalizimin e objekteve pa leje, i cili po pritet të miratohet nga Kuvendi, pasi që ai tashmë ka kaluar në lexim të parë.
(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Ministria vendos emrat e rinj të rrugëve në veri, Komuna i mbulon
-
Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, konsiderohet situatë serioze
-
Qeveria miraton projektligjin për energjinë
-
Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë