Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë hapjen zyrtare të shqyrtimit publik për Hartën Zonale të Kosovë, dokument ky i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.
Drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi tha se dokumenti “Harta Zonale e Kosovës 2020-2028+”, është një proces në të cilin në periudha të ndryshme kohore kanë qenë të involvuara edhe grupe tjera të interesit duke i përfshirë edhe qytetarët e interesuar.
“Shteti është mirë që të bëj hartën e vet, por edhe komunat. Është mirë që të shkohet paralelisht në nivel lokal dhe qendror”, tha ai për televizionin publik.
Ai ka ftuar qytetarët të jenë pjesë në këtë proces, pasi që është me rëndësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Harta Zonale ka për qëllim zhvillim të qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor, qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, rregullim të hapësirës përmes shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe trajtim i barabartë, lëvizje e lirë dhe qasje adekuate në shërbime publike për qytetarët.
-
Pacolli për gjendjen e rëndë të mjedisit: Synojmë të inspektojmë me dronë
-
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë
-
“Lojërat” e kadastrit me tokën komunale për favore të ndërtuesit
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A
-
Qendra Historike e Prishtinës “forcon” kufijtë në “Gjeoportal”