Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim një delegacion nga Bashkia e Kukësit kryesuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim është diskutuar për projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e lumit Drin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja Reshitaj e informoi delegacionin me projektet konkrete që janë paraparë për mjedisin e që në mënyrë indirekte do të ndikojnë edhe në territorin e Kukësit.
“Sa i përket lumit Drin kemi një donacion prej 1.5 milion euro që përfshinë, pastrimin dhe rregullimin e shtratit. Kjo dëshmon se ne e kemi marrë me seriozitet çështjen e lumit Drin duke u angazhuar për një zgjidhje të qëndrueshme”, është shprehur ministrja Reshitaj.
Ministrja e informoi delegacionin nga Shqipëria për nënshkrimin e vendimit për vënien nën mbrojtje paraprake të një pjese të Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës si zonë potenciale për tu shpallur si vlerë e mbrojtur e natyrës - zonë e mbrojtur ndërkufitare.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi ministren Reshitaj, për vullnetin për bashkëpunim si dhe angazhimin dhe punën e saj konkrete sa i përket mbrojtjes së mjedisit.
Ministrja Reshitaj konfirmoi se pas një takimi që pritet ta ketë me homologun e saj nga Shqipëria, Blendi Klosi, do t’i shqyrtojnë mundësitë se si do të zhvillohen projektet e përbashkëta ndërmjet institucioneve qendrore e lokale në të mirë të mjedisit.