Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjakovë fillon rregullimi i shtratit të lumit Krena

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Krena”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka vlerën financiare afër gjysmë milion euro.

“Rregullimi i shtretërve të lumenjve në gjithë Republikën e Kosovës është një domosdoshmëri”, tha Reshitaj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se brenda tri viteve komuna e Gjakovës parasheh të përmbyll rregullimin e lumit Krena duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza.

{gallery}