Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj e Duraki për lumenjtë, ajrin e mbeturinat

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim ministrin e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Sadula Duraki.

Sipas njoftimit të Ministrisë së cilës i prinë Reshitaj, në takim ata kanë diskutuar për situatën aktuale të lumenjve, nivelin e ndotjes së ajrit dhe për menaxhimin e mbeturinave.

“Ministrja Reshitaj ia përcjelli propozimin e saj ministrit Duraki për një takim të përbashkët të ministrave të rajonit me të cilët do të shembeshin idetë dhe do të shqyrtoheshin mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve sa i përket mjedisit. Ministri Duraki përshëndeti këtë iniciativë të ministres, Reshitaj dhe u shpreh i gatshëm që t’i bashkohet kësaj nisme me qëllim të bashkëpunimit rajonal për një mjedis të pastër”thuhet në njoftim.

Në fund të takimit ministri Duraki i bëri ftesë ministres Reshitaj për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.