Prizren, 15 qershor – Fushata e repelimit të kafshëve në komunat e rrezikuara nga ethet hemorragjike Krime Kongo do të vonohet edhe më tej sivjet, pasi që aktiviteti i prokurimit për kontraktimin e këtyre shërbimeve është anuluar në tërësi.
Vendimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit e ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar se Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka shkelur legjislacionin e prokurimit publik. Sipas Gjykatës së Tenderëve, asnjëri prej tenderëve nuk ka qenë i përgjegjshëm, shkruan sot Koha Ditore.
"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull "Shërbimet e repelimit të kafshëve kundër sëmundjeve EHKK në komunat e rrezikuara... dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit", thuhet në vendimin e OSHP-së, ku po ashtu shkruan se "nëse autoriteti kontraktues ka interes për të vazhduar edhe më tutje me këtë aktivitet të prokurimit të njëjtin mund ta ritenderoj konform dispozitave të LPP-së".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti
-
Tenderi 21-milionësh për restaurimin e Bibliotekës, në rivlerësim
-
Tenderi 21-milionësh për restaurimin e Bibliotekës drejt rivlerësimit
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Anulohet tenderi për pajisje dentare pas ankesës për favorizim të një kompanie