Çmimi i naftës në Kosovë të martën ka rënë vetëm për një cent krahasuar me të hënën, përkundër arritjes së marrëveshjes SHBA-Iran, e cila në tregun botëror ndikoi me një rënie prej rreth 5 për qind të çmimit të naftës.
Çmimi tavan i naftës i vendosur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për të martën është 1.49 euro për litër. Të hënën çmimi për një litër naftë ishte 1.50 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë që çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar. Sikurse të hënën, edhe të martën një litër benzinë mund të shitet për 1.39 euro, ndërsa një litër gaz për 0.67 euro.
Të hënën çmimet e naftës kanë rënë pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit, ka njoftuar një marrëveshje kornizë që, sipas presidentit amerikan, Donald Trump, do të çojë në rihapjen e ngushticës së rëndësishme detare të Hormuzit.
Nafta Brent, standardi i referencës për çmimet e naftës, ka rënë me 4.3%, në 83.55 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ka rënë me 4.9%, në 80.74 dollarë për fuçi.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
