Fondi për të Drejtën Humanitare, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Njerëzore dhe Gratë në të Zeza, të mbështetura edhe nga Fryma e Teatrit, organizuan sot para ndërtesës së Akademisë serbe të Shkencave dhe të Artit në Beograd aksionin “Rekonstruimi i krimit” në 20-vjetorin e krimeve mbi civilët shqiptarë në Kosovë, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Dhjetëra aktivistë mbanin transparente me “T'i mbajmë në mend krimet në Kosovë” dhe emrat e vendeve ku janë kryer krime: Tërnje, Qyshk. Meje, Studime e Epërme dhe e Poshtme, Dubravë, Rëzallë, Pastasellë, Rogovë, Lubeniq, Lubizhdë, Korenicë, Pavlan, Izbicë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksioni në kryeqytetin serb rikonstruon krimet e Serbisë në Kosovë
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Përkujtohet Masakra në Studime, kërkohet drejtësi për krimet e Serbisë
-
Protestat e guximshme në Serbi dhe krimet e varrosura
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë