Në 27-vjetorin e Masakrës në Studime akterë shtetërorë e politikë kanë bërë homazhe në nderim të shqiptarëve që u vranë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në këtë përvjetor nga ku tha se edhe sot Serbia i strehon kriminelët e luftës. Ajo u dha mbështetje familjarëve duke u thënë se shteti do të jetë pranë tyre.
“Do të jemi pranë jush në mbledhjen e dëshmive, në prokurori, në gjykatë, në arkiv, në kujtesën publike, në shkollë dhe në diplomaci. Këtë përgjegjësi e ndiej thellë edhe unë, në detyrën që mbaj sot, dhe zotohem se Studimja nuk do të mbetet vetëm në kujtimin e familjeve, por edhe në punën e përditshme të institucioneve përfshirë të institucioneve të drejtësisë, që kriminelët e luftës të mos mbesin pa u ndëshkuar. Sepse Studimja, përveç dhimbjes së familjarëve, është pjesë e historisë politike të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo më tej ka thënë se njerëz të pafajshëm u vranë, sepse ishin shqiptarë dhe sepse Serbia e donte një Kosovë pa shqiptarë, duke shtuar më tej se sot jetojmë në Republikën e Kosovës, sepse ai projekt ka dështuar.
“Sot, në përvjetorin e 27-të të masakrës së Studimes, me përulje dhe respekt i kujtojmë 116 civilët e vrarë më 2 maj 1999. Kujtojmë martirët e Nabërgjanit. Kujtojmë burrat dhe djemtë e Bukoshit. Kujtojmë të gjithë të vrarët, të zhdukurit me dhunë, të dëbuarit, të mbijetuarit, të burgosurit dhe të torturuarit e luftës së fundit në Kosovë. I kujtojmë sepse janë themel i lirisë sonë. I nderojmë sepse mbi sakrificën e tyre është ngritur Republika jonë. Dhe kërkojmë drejtësi sepse pa të, kujtesa mbetet e paplotë, familjarët mbeten të rënduar, dhe paqja mbetet e cunguar”, ka thënë Haxhiu.
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës
-
I është bërë apel Serbisë t’i dorëzojë kriminelët
-
Haxhiu: Instituti të vazhdojë me dokumentimin e krimeve të luftës
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje