Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi i Suharekës të martën ka mbajtur mbledhje urgjente. Është diskutuar për gjendjen e sigurisë në territorin e kësaj komune.
Anëtarët e këtij trupi këshillëdhënës kanë rekomanduar shtimin e patrullave të policisë, intensifikimin e bashkëpunimit të organeve të rendit me komunitetin si edhe aktivizimin e Drejtorisë së Arsimit për takime më të shpeshta me mësimdhënës dhe prindër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, takimi i KKSB-së është ftuar nga organet komunale pas ndodhive të fundit në këtë komunë, ku brenda pak javësh në raste e rrethana të ndryshme kanë humbur jetën 4 të rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)