Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva fton me urgjencë Këshillin Komunal për Siguri

Këshilli Komunal për Siuguri në Bashkësi në Komunën e Podujevës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit.

Në njoftimin e Komunës thuhet se mbledhja është thirrur nga kryetari Shpejtim Bulliqi prej orës 13:00.

Tema e mbledhjes do të jetë “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

18-vjeçari L.F., ka vdekur të shtunën (20 janar) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar më 14 janar.

QKUK-ja ka konfirmuar se viktima ka pasur lëndime të rënda në tru.

Prokuroria Themelore në Prishtinë fillimisht e kishte cilësuar rastin si tentimvrasje, por më pas e ka ricilësuar si vrasje të rëndë.

Të miturit janë ndaluar dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm