Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se Reka e njoftoi Wielandin për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.
“Me këtë rast ai kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe: Liberalizimi i Vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Reka beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektivës Evropiane të Kosovës.
“Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.
-
Osmani takon zv.presidentin e PE-së, diskutojnë për procesin integrues të Kosovës
-
Komisioni Evropian premton mbështetje për Kosovën në punësim dhe drejtësi
-
Abdixhiku pret zëvendëspresidentin e PE-së, flasin për procesin e dialogut
-
Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjendet zgjidhje e shpejtë për vizat
-
Konjufca kërkon nga Austria ta vazhdojë mbështetjen për liberalizimin e vizave