Suksesi i përmasave botërore i këngëtares kosovaro-britanike, Rita Ora, ka frymëzuar edhe një ndërmarrës të ri nga treva e Hasit. Ndonëse në lokalin e tij në Prizren kryesisht shërbehen kafetë, picat dhe ushqimi i shpejtë, një gjë e tillë nuk e ka penguar Adnan Gucin që biznesin e vogël ta emërtojë sipas këngëtares së njohur.
Fotografitë e Rita Orës janë të vendosura pothuajse në të gjitha muret e lokalit afarist. Përveç kësaj edhe zëri i saj është prezent në saje të këngëve që lëshohen pandërprerë brenda kësaj kafe-picerie, shkruan sot "Koha Ditore".
E pikërisht shpërndarja e një fotografie të Rita Orës duke ngrënë picë është bërë sebep që Adnani 27-vjeçar gjatë një bisede me një shok të mirë të tij të përcaktohet për emrin e biznesit.
“Duke pirë kafe me një shok timin, i pamë disa fotografi të Rita Orës duke ngrënë picë. Gjatë diskutimit vendosëm me ia lanë emrin lokalit ‘Rita Ora’”, ka thënë Guci.
Fakti që bëhet fjalë për një emër me nam në skenën botërore të shoubizit nuk është përfillur nga autoritetet në Kosovë, që kanë mundësuar regjistrimin zyrtar të biznesit me këtë emër... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
-
Rita Ora viziton picerinë e shqiptarëve në Gjermani
-
Rrëfimi i Rita Orës për "Grazia": Si u bëra zëri i atyre që s’patën zë
-
Rita Ora me presidenten e artistë vendorë konfirmon projekt në Kosovë
-
Rita Ora e vendosur për projekt në Kosovë, pritet edhe nga presidentja Osmani
-
Osmani: Sukseset e Rita Orës kthyen sytë e botës kah vendi ynë