Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Refuzohet Haradinaj

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, u ka nisur ftesa zyrtare për konsultime Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Kurrkund në ftesën e Haradinajt për Isa Mustafën (LDK) dhe Visar Ymerin (LVV) nuk përmendet ndërtimi i koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krerët e dy partive të tjera, Haradinaj i ka ftuar vetëm në konsultime për ndërtimin e institucioneve, gjë të cilën sipas Kushtetutës obligohet ta bëjë presidenti para se të caktojë mandatarin e Qeverisë.

Por përgjigjja e krerëve të LVV-së dhe LAA-së ka qenë negative, të cilët me Haradinajn kanë thënë se mund të bashkëpunojnë vetëm pasi ta ketë braktisur PAN-in.

“Në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë të datës 11 qershor 2017, e të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në cilësinë e të nominuarit të koalicionit fitues, ju ftoj për një takim konsultativ me qëllim të diskutimit të pikëpamjeve rreth ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, thuhet në ftesën e Haradinajt, e cila është dërguar të hënën në adresën e kryetarit të VV-së, Visar Ymeri dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Haradinaj ka propozuar që takimi të zhvillohet të martën në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. Kreu i AAK-së, gjatë një konference për media ka thënë se ftesa të tilla u ka dërguar edhe subjekteve joshqiptare, përfshirë Listën Serbe dhe komunitetet e tjera pakicë.

Por Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që diskutimet t’i zhvillojë edhe me deputetë individualisht. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.