Në disa vitet e fundit, institucionet mikrofinanciare, IMF, janë duke rritur numrin e huamarrësve, duke e rritur prezencën në sektorin financiar të Kosovës. Por, vlerësohet se IMF-të do të mund të arrinin potencial më të madh në rast të reformimit të tyre, që nënkupton zgjerim të aktivitetit të tyre financiar.
Aktualisht, IMF-të në Kosovë punësojnë mbi 950 persona, por me reformimin e tyre besohet se do të rritej numri i degëve të këtyre institucioneve dhe, rrjedhimisht edhe numri i të punësuarve. Po ashtu, reformimi nënkupton edhe uljen e normës së kamatave, duke ua lehtësuar barrën financiare edhe kredimarrësve.
Bazuar në të dhënat që ofron Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, tani janë rreth 78 mijë huamarrës aktivë, të cilët kryejnë shërbime në rreth 115 degë të këtyre institucioneve, të shtrira në gjithë vendin.
Qytetarët mirëpresin mundësinë që t’i drejtohen këtyre institucioneve për kredi më të vogla, të cilat kapin vlerën e më pak se 5 mijë euro, por disa banka kanë prag më të lartë të kredive, nga 5.000 deri në 10.000 euro.
-
Dita Evropiane e Mikrofinancës i gjen IMF-të e Kosovës të konsoliduara
-
Kërkesat për kredi në Kosovë orientohen nga institucionet mikrofinanciare
-
Kreditë e shpejta zhysin qytetarët në borxhe
-
BQK-ja kritikohet që po ua lejon kamatat e larta dhe po reagon me vonesë ndaj institucioneve mikrofinanciare
-
Fuqizimi i sipërmarrësve të së ardhmes përmes mikrofinancës!