Mikrofinanca e Kosovës sot i është bashkuar rrjetit evropian në shënimin e 20 tetorit, Ditës Evropiane të Mikrofinancës.
kur shënojmë Ditën Evropiane të Mikrofinancës, jemi krenarë të themi se Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës (IMF) po e konsolidojnë kapacitetin e tyre për të mbështetur përfshirjen financiare nëpërmjet ofrimit të shërbimeve financiare dhe jofinanciare, thuhet në komunikatën për medie të Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) me rastin e edicionit të 4-të në shënimin e 20 tetorit, Ditës Evropiane të Mikrofinancës.
Në shtator 2018, IMF-të e Kosovës arritën të kenë 160 milionë euro kredi të shpërndara në rreth 80 mijë klientë. Pjesa me e madhe e financimit për kreditë e dhëna nga IMF-të janë hua dhe IMF-të e Kosovës janë partnere serioze të BERZH-it, Bankës Botërore, Fondit Evropian për Evropen Juglindore, KfW, USAID dhe investitorë të tjerë në sektorin mikrofinanciar. Sektori sot i tërheq rreth 100 milionë euro kredi nga këto institucione dhe është kontribues i madh në investimet e huaja direkte. IMF-të e Kosovës punësojnë rreth njëmijë persona në kushte të barabarta me bankat.
Që nga themelimi, IMF-të e Kosovës kanë shërbyer më shumë se 550 mijë klientë ne mbarë Kosovën dhe shumica e tyre (AFK, FINCA, KEP, KRK dhe KosInvest) janë të certifikuara në SMART certifikimin për praktikat e mbrojtjes së klientit gjatë procesit të kreditimit. IMF-të e Kosovës janë një kontribues i madh në bujqësi dhe në fuqizimin e gruas kosovare. Po ashtu ato janë institucione të rregulluara dhe supervizohen nga Banka Qendrore e Kosovës.
IMF-të e Kosovës nuk subvencionohen nga shteti dhe ato japin një kontribut edhe përmes tatimeve të shumta që pagujanë. IMF-të në Kosovë japin kredi me kamata më të ulëta se produktet e ngjashme në Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Mali i Zi, thuhet në komunikatë.
Fokusi i IMF-vë mbetet në procesin e reformës, në kohën kur draft ligji për IMF është në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës. Sektori tashmë është në kërkim të burimeve të reja të financimit dhe kapitalit për të mbajtur mbështetjen e sipërmarrjes së vogël dhe punësimit. Kjo mund të arrihet vetëm me reformën legjislative.
Siç kanë raportuar disa studime për ndikimin e IMF-ve: qasja në mikrokredi e shërbime financiare, për ata që janë të përjashtuar nga bankat tradicionale, të kombinuara me shërbime jofinanciare, siç janë mentorimi, këshillimi e trajnimi, japin një efekt eksponencial në situatën e përfituesve dhe shoqërisë.
Elwin Groenevelt, Presidenti i EMN, Rrejtit Evropian të Mikrofinancës, nënjë prononcim për këtë ditë,u shpreh se "sektori mikrofinanciar evropian është zhvilluar në një kanal të rëndësishëm për ndërmarrësit dhe individët që të jenë financiarisht të pavarur dhe të përfshirë në shoqëri. Kjo ka rezultuar në më shumë vende pune dhe zvogëlim të pagesave sociale e rritje të mirëqenies dhe kjo është një lajm i mirë për individin, qeverinë dhe ekonominë lokale. Kjo është arsyeja pse organizatat mikrofinanciare meritojnë mbështetje të fuqishme nga qeveritë lokale dhe evropiane! ".
Cristian Jurma, drejtor i Bordit të MFC-së, Qendrës së Mikrofinancës me seli në Varshavë, theksoi se "mikrofinanca në Evropë gradualisht po konsolidohet si një mjet thelbësor i politikës sociale për nxitjen e vetëpunësimit, mbështetjes së mikro-ndërmarrjeve dhe luftës kundër përjashtimit social dhe financiar”.