Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reforma: 60% e dekanëve e prorektorëve s’i kanë publikuar punimet në webfaqen e UP-së

Organizata Studentore Reforma ka prezantuar rezultatet e hulumtimit se sa nga dekanët dhe prorektorët kanë të publikuara në web faqet zyrtare të fakulteteve punimet e doktoratës (PHD), punime këto me të cilat ata fitojnë titullin profesor.

Sipas publikimi të kësaj organizate nga pesë prorektorë të Universitetit të Prishtinës (UP), tre nga ta nuk i kanë të publikuara punimet e doktoratës në web-faqet zyrtare të fakulteteve e po ashtu edhe mbi 60 për qind e dekanëve nuk i kanë të publikuara këto punime.

Ismet Krasniqi, kryetar i kësaj organizatë, tha se mospublikimi i këtyre punimeve është çështje shumë shqetësueses dhe se shton dyshimet që ato punime mund te jenë plagjiaturë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë dekanëve dhe prorektorëve që t’i publikojnë të gjitha punimet e tyre në faqen zyrtarë të UP-së deri në fund të janarit.

“Kjo është tejet shqetësueses për ne sepse nuk i dimë arsyet pse nuk i kanë publikuar ende këto punimet edhe pse e kanë fituar titullin profesor. Gjendja nuk është më e mire as me dekanët. Nga 14 Njësi Akademike në Universitetin e Prishtinës nga Stafi Menaxherial (Dekanët), kemi 11 dekanë të cilët nuk i kanë të publikuara punimet e tyre të doktoratës (PHD) në web faqet zyrtare të fakulteteve, kurse 3 nga dekanët e Universitetit i kanë të publikuara punimet e tyre të doktoratës në web faqet e fakulteteve. Kemi të bëjmë me një jotransparencë akademike, kemi mbi 60 për qind e dekanëve që nuk i kanë publikuar këto punime”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij kjo ngrit dyshime për plagjiaturë.

“Kjo lenë hapësirë që ne të dyshojmë pse ende nuk janë publikuar këto punime, pra a janë plagjiaturë apo arsye të tjera. Nga këtu ju bëjmë thirrje që më së largu deri në fund të janarit ti publikojnë punimet e doktoratës”, ka deklaruar Krasniqi. / EO

Artikuj të ngjashëm