Ministri i MPMS-së, Skender Reçica së bashku me bashkëpunëtorë realizoi një vizitë pune në Zyrën e Punësimit, Zyrën e Pensioneve, Qendrën e Aftësimit Profesional dhe Zyrën Rajonale të Inspektoratit të Punës në qytetin e Prizrenit.
Reçica u njoftua me punën e këtyre institucioneve, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Reçica përgëzoi stafin për punën e tyre dhe me këtë rast shprehi gatishmërinë për përkrahjen e këtyre institucioneve në bazë të mundësive si në aspektin teknik por edhe njerëzor, me qëllim të përmirësimit të kushteve në këto institucione, të cilat më pas do të mund t’iu shërbenin edhe më shumë qytetarëve dhe bizneseve.
Reçica, u njoftua nga udhëheqësi i qendrës së aftësimit profesional për trajnimet të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht në këtë qendër, i cili theksoi se shumica e të trajnuarve, pas realizimit të trajnimit, punësohen në ndërmarrje të ndryshme, apo edhe vetëpunësohen duke hapur biznese të vogla individuale.
Reçica konfirmoi edhe një herë përkrahjen e tij të pa rezervë, se MPMS do të jetë në krahë të institucioneve, të cilat janë një shembull i mirë i krijimit të kushteve për zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.