Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se krijimi i vendeve të reja të punës dhe gjenerimi i të hyrave për shumë familje, janë objektiv i tij dhe ministrisë që udhëheq.
Gjatë konferencës në Prizren, “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, ai shprehu zotimin e MPMS-së për t’u përkushtuar me të gjithë potencialin që këto objektiva të arrihen në përpikëri.
Ai deklaroi se sot është një ditë e veçantë sepse “projekti për punësimin e një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar i nisur në Prizren javë më parë, sot po sheh dritën e zbatimit”.
“E nisëm në Prizren takuam përfituesit e asistencës sociale për të dëgjuar hallet e tyre, ndërsa sot jemi kthyer prapë në Prizren me veprime konkrete duke iu ofruar 500 vetave trajnime, këshillime në biznes dhe nëngrante për fillimin e mikro-bizneseve dhe bizneseve të vogla, të cilat do të gjenerojnë të hyra të qëndrueshme për të gjithë përfituesit”, tha Reçica. “Së bashku mund të bëjmë shumë, për të zvogëluar papunësinë, andaj ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur që qytetarët tanë të kenë një mirëqenie sociale që meritojnë dhe të jenë të barabartë me qytetarët e kombeve të zhvilluara”.
-
Reçica në Beograd thotë se Kosova përballet me shkallë të ulët të punësimit
-
Reçica u bën thirrje punëdhënësve të respektojnë të drejtat e punëtorëve
-
Reçica në Mitrovicë e Vushtrri prezanton projektin “çdo familje, nga një të punësuar”
-
MPMS-ja me katër objektiva synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve
-
Panairi i Punës në Mitrovicë, ofrohen 300 vende të lira