Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se ministria që ai udhëheq po punon në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj tyre dhe do të shmanget problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani.
Këtë e tha në një takim me drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, Bajramshahe Jetullahu.
Reçica tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e përkushtuar për t’u dhënë përkrahjen e merituar kategorive më të cenueshme në bazë të kapaciteteve që ka, me qëllim të sigurimit të një mirëqenie të duhur për to.
“MPMS është duke punuar në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe do të shmangen problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani”, tha ministri Reçica.
Nga ana e saj, Jetullahu e njoftoi ministrin për aktivitetet me të cilat merret Komiteti i Grave si dhe rreth pozitës së grave të verbra në Kosovë dhe nevojave që ato kanë.
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar
-
Reçica: 2018 vit i reformave në MPMS
-
MPMS kërkon rregullore të veçantë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
-
Reçica: Sfidë mbetet punësimi i personave me aftësi të kufizuara
-
MMPH e gatshme t’u dalë në ndihmë personave të hendikepuar dhe atyre me aftësi të kufizuara