Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, takoi kryetarin e organizatës për persona të hendikepuar dhe aftësi të kufizuara, Agim Vatovcin dhe përfaqësuesin e organizatës, Afrim Gollopeni, nga të cilët u njoftua për së afërmi për punët që kryen kjo organizatë karshi personave me aftësi të kufizuara.
Organizata në fjalë ka mbi 500 anëtarë të etniteteve të ndryshme.
Vatovci falënderoi ministrin për pritjen dhe mbështetjen dhe tregoi se në Kosovë janë gjithsejtë 18 mijë e 764 persona me aftësi të kufizuara të cilët ndahen në tetë kategori.
Ai tha se organizata gjatë dhjetë viteve të fundit ka arritur që të punësojë 40 persona të hendikepuar nëpër institucione dhe ndërmarrje të ndryshme.
Në anën tjetër, ministri Reçica shprehu gatishmërinë e plotë për të ndihmuar organizatën përbrenda kompetencave që ka MPMS dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të përmirësimit të gjendjes sa i përket personave me aftësi të kufizuara.
Ai njëkohësisht përgëzoi Vatovcin për punën e tij në organizatë dhe në përgjithësi, në angazhimin e tij për të siguruar trajtim të mirëfilltë të kësaj kategorie.
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar
-
MPMS do ligj gjithëpërfshirës në të cilin avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara
-
Maliqi: Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në Kosovë
-
Nga 74 mijë sa janë, vetëm 26 mijë prej personave me aftësi të kufizuar mbështeten financiarisht
-
MPMS-ja hap fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit, mbështeten mbi 70 punëkërkues